
Insistimi i Chelseas për Christpher Nkunkun do të shpërblehet në merkaton e verës.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ e kanë arritur objektivin dhe francezi do të bëhet pjesë e anglezëve në përfundimin e këtij sezoni.
Sipas specialistit të merkatos Nicolo Schira , mesfushori do të firmosë një kontratë deri në 2028-tën , transferim i cili do ti kushtojë xhepave të Todd Boehly-t 70 milionë euro.
Traineri Graham Potter vijon i pakënaqur me rendimentin e Pierre Emerick Aubameyang dhe do ti besojë aftësive të 25 vjeçarit në majën e sulmit, për të cilin Chelsea luftoi prej një kohe të gjatë.
E ardhmja e ishit të Paris St Germain ndryshoi shumë shpejt pasi siç dihet pretendohej edhe nga Real Madridi por ish kampionët e Champions Leagues kanë buzëqeshur në fund dhe do të kenë një lojtar cilësor në repartin ofensiv, qëllimi i të cilëve është sigurisht fitimi i trofeve të rëndësishëm në çdo sezon.
Pak e nga pak Chelsea po jep për të kuptuar se shumë shpejt do të rikthehet aty ku e meriton , pasi ky klub ka si kryefjalë vetëm suksesin dhe me mbërritjen e Christopher Nkunkut në ‘’ Stamford Bridge ‘’ tanimë e ka dhënë sinjalin .
Parashikohet se në muajin korrik ishi i Leipzigut do ti bashkohet kryeqytetasve dhe do të shëndërrohet në goditjen e parë të tyre në merkato.



