Newcastle i shpall luftë Barcelonës

Newcastle i shpall luftë Barcelonës

Talenti i Vasco Da Gamas Andrey Santos prej kohësh po ndiqet me kujdes nga Barcelona por së fundmi Newcastle ka menduar t’ia ndërlikojë objektivin spanjollëve .

‘’ Las Urracas ‘’ janë të ndërgjegjshëm se mesfushori Bruno Guimaraes mund ti japë fund eksperiencës në ‘’ St James Park ‘’ dhe për 18 vjeçarin është përgatitur oferta prej 35 milionë eurosh .

Sigurisht kjo shifër mendohet paksa e ekzagjeruar duke qenë se referencat për Andrey Santos nuk janë të mjaftueshme por në Brazil konsiderohet një ndër perlat e të ardhmes i cili shumë shpejt mund të bëjë gati valixhet për të zbarkuar në kontinentin e vjetër.

Numri një i stolit Eddie Howe e konsideron një vlerë të shtuar transferimin e Andrey Santos sepse një ekip si Newcastle ka nevojë edhe për rritjen e cilësisë edhe në aspektin e talentëve dhe avantazhi në këtë rast për bardhezinjtë është se konsiderohen klubi më i pasur në botë dhe mund ti ofrojnë një të ardhme ndryshe.

 Largimi i bashkombasit Bruno Guimaraes mund të jetë një humbje e madhe për Newcastlen sepse fakti që pretendohet nga Real Madridi nuk mund të anashkalohet sepse aktualisht ‘’ Galaktikët ‘’ po dominojnë me meritë dhe natyrisht e bën edhe më të mundur largimin e yjeve drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ , aty ku shanset për të fituar trofe janë edhe më të mëdha .

Projekti i Newcastles ka si kryefjalë rikthimin në elitën e futbollit anglez dhe suksesit në Europë dhe ecuria e deritanishme i bën të shpresojë drejtuesit se shumë shpejt investimi i tyre do të japë rezultatin e pritur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy