Fabian Ruiz, afër qëndrimit tek Paris St Germain

Fabian Ruiz, afër qëndrimit tek Paris St Germain

 Kur mendohej se e ardhmja e Fabian Ruiz mund të ishte larg ‘’ Parque de Princes ‘’, ky i fundit e ka marrë një vendim. 

Mesfushori do ta rinovojë kontratën me Paris St Germain, i cili e ndihmoi për të fituar Champions Leaguen. 

Sezoni për të nuk ka mbaruar aty pasi edhe me Spanjën preu ditën e djeshme biletën për në finalen e Botërorit. 

Pa diskutim 30 vjeçari përfshihet në rangun e më të mirëve, i cili do të vijojë rrugëtimin me francezët për më gjatë.

 ‘’ Les Pariziens ‘’ mbeten një ekip yjesh, i udhëhequr nga Luis Enrique, dy herë rradhazi fitues i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube dhe jo vetëm. 

Sipas gazetarit të ‘ RMC Sport ‘ Fabrice Hawkins fantazisti do të rinovojë të paktën për një sezon, me opsionin për një të dytë natyrisht në varësi të rendimentit. 

Katër sezonet tek ish fituesit e Ligue 1 e kanë konsoliduar në 11-shen e trainerit asturian i cili e ka ndryshuar totalisht historinë e tyre. 

Agjenti i tij Loren del Pino gjithsesi e ka deklaruar se në një të ardhme Fabian Ruiz do të rikthehet tek ‘’ Los Verdiblancos ‘’ por është ende herët. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy