
Ferran Torres pritet të jetë largimi i parë i Barcelonës në merkaton e verës. Sulmuesi i afruar me bujë nuk ka bindur trajnerin Xavi dhe me shumë mundësi po luan sezonin e fundit.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, katalanasit kanë vendosur të nxjerrin në shitje sulmuesin dhe janë në pritje të ofertave.
Barcelona pagoi 55 milionë euro një vit më parë për Torres, por duke parë formën e lojtarit, do të pranonin edhe një ofertë për 25 ose 30 milionë euro.



