Xavi: Rikthimi i Messit është i pamundur në këtë merkato

Xavi: Rikthimi i Messit është i pamundur në këtë merkato

Një deklaratë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili u shpreh se është borxhli ndaj Leo Messit dhe historia e tij me katalanasit nuk ka mbaruar, ka bërë tifozët të ëndërrojnë për një rikthim të argjentinasit.

Për këtë ka folur edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili u shpreh se në këtë moment, rikthimi i Messit është i pamundur, për shkak se është në kontratë me PSG-në.

Rikthimi i Messit? E pamundur. Ai ka një kontratë me PSG. Është lojtari më i mirë në botë dhe në histori, por nuk ka kuptim të flasim për të tani.

Presidenti Laporta ka thënë tashme se ne të gjithë shpresojmë që historia e tij me Barcelonën të mos mbarojë. Do ta shohim në të ardhmen, por tani është koha të flasim për lojtarët tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy