
Mungesa e rezultateve në metrat e fundit sigurisht ka filluar të merret parasysh nga drejtuesit e Real Madridit.
Një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ gjithmonë pretendon majat dhe në raste të tilla konsiderohet e domosdoshme ndërhyrja në merkato.
Ajo e janarit është shumë afër dhe së fundmi një tjetër emër ka filluar të qarkullojë në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.
Heung- Min Son është një tjetër opsion, i cili mund të veshë bluzën e ‘’ Los Blancos ‘’ për arsye se kontrata me Tottenham Hotspurin i përfundon në fundin e sezonit aktual.
Koreano-jugori prej dhjetë sezonesh është pjesë e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’, i konsideruar si një ndër më të mirët e ofensivës.
Kapiteni i kryeqytetasve ka shkëlqyer dhe është pa dyshim një referent, shumë i rrezikshëm dhe problematik për çdo rival.
32 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme për t’iu bashkuar një ekipi elite në Europë, i cili do të ketë mundësinë për të përfaqësuar një ndër më të mirët në historinë e futbollit.
Ndërkohë, drejtuesit e Tottenham Hotspurit, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e ishi-t të Bayer Leverkusenit po insistojnë në rinovimin e kontratës, pavarësisht se kur flitet për Real Madridin, çdo lojtar entuziazmohet.
4 gola në 15 sfidat e sezonit aktual kanë rikonfirmuar rëndësinë e Heung- Min Son në 11-shen e formuar nga Ange Postecoglou, ish trainer i Australisë.



