Alessandro Bastoni, refuzon Real Madridin

Alessandro Bastoni, refuzon Real Madridin

Në orët e fundit Real Madridi ka marrë një goditje të fortë në merkaton verore. 

‘’ Los Merengues ‘’ janë refuzuar nga Alessandro Bastoni, i cili i ka dhënë prioritet qëndrimit tek Interi. 

27 vjeçari dëshiron ta respektojë kontratën, konkretisht deri në 30 qershorin e 2028-tës, lajm i bërë me dije nga agjenti Tullio Tinti. 

Kështu zikaltërit sigurojnë për më gjatë italianin, një ndër më të spikaturit në prapavijë. 

Flitej për një marrëveshje rreth 60 milionë eurosh por ishi i Parmës dhe Atalantës ka shprehur se ndihet komod në Milano. 

Të refuzosh kryeqytetasit duhet shumë guxim por nëse i referohemi Interit duhet theksuar se vijon të tregojë faktin e të qënit kompetitiv. 

Edhe Barcelona tentoi të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit, ç’ka do të thotë se është zhvilluar një ‘ Superclasico ‘ por pa rezultat. 

Ndërkohë drejtuesve të ish fituesve të Champions Leagues nuk i mbetet opsion tjetër veçse të kërkojnë një tjetër element, të mbështetur fuqimisht nga Florentino Perez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy