Totti thyen heshtjen: Ilary më tradhtoi e para, i gjeta mesazhet në telefon

Totti thyen heshtjen: Ilary më tradhtoi e para, i gjeta mesazhet në telefon

Francesco Totti thyen heshtjen duke treguar të vërtetën e tij mbi përfundimin e martesës me Ilary Blasi.

Në një intervistë për “Corriere della Sera” ish-kapiteni legjendar i Romës thotë se ishte Ilary ajo që e tradhtoi e para.

“Kam lexuar shumë mashtrime javët e fundit, disa prej tyre kanë bërë që fëmijët e mi të vuajnë. Kam kaluar një periudhë të vështirë, së pari sepse ndalova së luajturi futboll. Më pas erdhi vdekja e babait tim nga Covid. Dhe pikërisht kur kisha më shumë nevojë për gruan time, ajo nuk ishte aty. Por kam edhe disa gabime, duhet t'i kushtoja më shumë vëmendje”, shprehet ai.

Totti thotë se ka vuajtur si një qen gjatë kësaj periudhe, por vendosi të mos e ndante me askënd historinë e tij.

Ai tregon se fillimisht i dukej e pamundur të mendonte se Ilary kishte një tjetër. Mandej ai rrëfen se i gjeti mesazhet në telefon.

"Nuk kisha kontrolluar kurrë në njëzet vjet, as telefoni i saj dhe as ajo nuk ma kishin lënë vend për të dyshuar. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. Dhe pashë se ka qenë një person i tretë, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Ilarit dhe një tjetri. Më lejoni të mos e them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg times. Ishte një tronditje. Ilary kishte dikë tjetër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy