Vanoli: Dinamos i mungojnë vetëm pikët

Vanoli: Dinamos i mungojnë vetëm pikët

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë në fundjavë me Teutën. Italiani u shpreh se skuadra është impenjuar në maksimum dhe ka keqardhje për pikët, pasi theksoi se skuadra ka merituar më shumë nga ajo që ka marrë.

E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje të rëndësishme. Jam besimplotë sepse duke parë sesi skuadra luan, paraqitjet e saj ka pak keqardhje sepse kemi marrë pak nga ajo që ekipi meritonte. Në ndeshjen e fundit me Laçin kemi qenë pothuajse të barabartë, skuadra prodhon, por mungon konkretizimi.

Nuk dua të flas për mungesën e fatit, sepse këtë gjë e bëjnë vetëm të dobëtit. Duke analizuar këto katër ndeshje, ku kemi luajtur me Tiranën, që nëse nuk do të humbisnim penalltinë do të kishim barazuar. Kundër Laçit mund të kishim barazuar, por u ndëshkuam me një penallti të dyshimtë. Ekipi është i vetëdijshëm për atë që duhet bërë, por mungon diçka tjetër për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Ne duhet të shohim veten tonë, duhet të luajmë kundër të gjithëve që të arrijmë për të shpëtuar. Jam i bindur që një rezultat pozitiv, do t’i jepte një shtysë kësaj skuadre.

Teutën unë e kam ndjekur duke luajtur në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Është një skuadër solide, e organizuar dhe e stërvitur mirë, shumë kompakte. Filozofia ime është që të prodhoj lojë dhe këtë kemi bërë deri tani, do të bëjmë të njëjtën gjë edhe të dielën. Më vjen keq vetëm për djemtë sepse po impenjohen në maksimum. Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë në aspektin fizik dhe mental, do të bëjnë gjithçka që mos të shkurtohet diferenca mes neve dhe atyre.

Vanoli zbuloi se mbrojtësi Sofranac do të mungojë, ndërsa për skuadrën tha se ka bërë mirë, por i mungojnë vetëm pikët.

Sofranac është në dispozicion, ai ka thënë që nuk ndihet mirë dhe më vjen keq sepse ai mund të bëjë ende më shumë, mund të ndihmojë skuadrën. Ky është problemi i tij.

Të humbasësh kështu me Laçin sigurisht që është keq, por nuk jam unë ai që duhet të flas për këto gjëra, sepse trajneri duhet të shohë skuadrën në përmirësim. Në gjithë këtë proces, kësaj skuadre i mungojnë vetëm pikët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy