Çarçani: Zbatimi i ligjit për bastet legale do kishte vlerë nëse jepen licencat e para, duhet të ishin krijuar aktet nënligjore (VIDEO)

Çarçani: Zbatimi i ligjit për bastet legale do kishte vlerë nëse jepen licencat e para, duhet të ishin krijuar aktet nënligjore (VIDEO)

Gazetari i sportit Gerti Çarçani në MCN Informacion ka komentuar ligjin për bastet sportive për të cilin u shpreh se brenda 6 muajve nga ligji për legalizimin e tyre duhet të ishin krijuar aktet nënligjore. Ai tha se do të kishte vlerë zbatimi i ligjit nëse do jepeshin licencat e para për bastet e legalizuara.

Është ndërhyrja e autoriteteve ligjzbatuese për të frenuar të zezën, por kjo se pengon aspak institucionet respektive për të çuar në finish legalizimin, pra ligji ka hyrë në fuqi në 1 prill dhe ne jemi në dhjetor dhe ky është shkelur që në fillim. Operacionin policor se ka penguar askush ta bënin as para 6 muajve dhe as para 1 viti apo më herët,  ndërkohë që brenda 6 muajve duhej të ishin krijuar aktet nënligjore.

Kam një perceptim ndoshta dhe i gabuar që mbyllja e basteve është bërë në 2018 dhe u njoftua në tetor nga Rama në tetor si plaga e madhe që po shkatërron familjet. Rikthehemi pas kaq kohësh dhe pas një grope në buxhet dhe Rama vendosi të rilegalizojë bastet por vetëm online dhe jo pika fizike.

Komisioni është ngritur për ndarjen e licencave, ku sporti do përfitojë nga këto të ardhura kur bastet të legalizohen.

Vitin e ardhshëm do jemi në vit zgjedhor, por unë e kap në anën propagandistike që me 1 mijë problematikat e tjera, nuk do ti duhet një çiban më shumë me pjesën e hapjes dhe është bërë me dije nga zëra sporadikë që ka nevojë që ligji të rikthehet në parlament dhe nëse ai kthehet kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe e zeza do të jetë gjithmonë në fuqi. Mjafton vetëm një klik e kryeministrit dhe ajo bëhet realitet.

Vazhdimi i procesit është të jepen licencat, por kjo nuk do të thotë se kjo do zhdukë të zezën, por kam përshtypjen se dhe operatorët në të zezë e kanë interesin që të fillojë sa më shpejt pjesa legale sepse do shkojnë të operojnë tek ai që ka licencë dhe s’do jenë në gjuetinë e herëpashershme të policisë.

E nisi vullneti politik, po e mban peng po vullneti politik dhe po ky vullnet politik do e çlirojë, prandaj duhet të jepet licenca e parë e ligjit për bastet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy