Newcastle pretendon Dembele-n

Newcastle pretendon Dembele-n

Sulmuesi Ousmane Dembele është një ndër të shumtit lojtarë që e përfundon kontratën në 30 qershorin e ardhshëm dhe negociatat e Barcelonës në lidhje me rinovimin me francezin nuk kanë shkuar ashtu siç duhet .  Katalanasit janë të detyruar të bëjnë shkurtime në lidhje me pagat dhe ky fakt thekson një rrezik për qëndrimin e yjeve në ‘’ Camp Nou ‘’.  

Orët e fundit për 24 vjeçarin ka treguar interes Newcastle United , skuadër që vijon pa ndalim rrugën drejt rikuperimit të vlerave të dikurshme  dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ sheikët arabë kanë ofruar 15 milionë euro për të firmosur me ishi-n e Dortmundit dhe 15 milionë të tjera për xhepat e tij  . 

Oferta e rinovimit të katalanasve nuk ja ka mbushur syrin Osumane Dembeles dhe  tashmë është gjeneruar  një situatë skeptike për vijimësinë në Katalunjë . 

Nëse i referohemi Barcelonës , oferta për  perlën e ofensivës është konsideruar e drejtë për shkak se ka qëndruar më tepër jashtë fushave sesa brenda tyre por tanimë spanjollët janë midis dy zjarreve sepse nëse do ta zgjasin këtë temë mund të rrezikojnë humbjen e Osumane Dembeles me parametër zero në verën e ardhshme .  

 Mundësia për të qenë pjesë e një ekipi i cili parashikohet se mund të jetë protagonisti i ardhshëm në kontinentin e vjetër në plan të parë shikohet si shumë tërheqëse dhe pritet që merkatoja e dimrit ti vërë pikat mbi i për një lojtar , cilësitë e të cilit s’kanë nevojë për koment dhe karakteristikat e lojës së tij konsiderohen perfekte për  Premier Leaguen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy