
Pavarësisht problemeve ekonomike, sforcot e Interit në lidhje me merkaton shtohen dita -ditës sepse drejtuesit janë të vetëdijshëm se është e vetmja mënyrë për të rivalizuar ashtu siç duhet në kampionat dhe Champions League.
Simone Inzaghi është përpara një përgjegjësie shumë të madhe sepse të drejtosh zikaltërit është një detyrë jo e lehtë por deri më tani ka arritur të adaptohet në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe prioriteti mbetet përforcimi i mëtejshëm .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ Marcus Thuram , djali i legjendës franceze Lilian Thuram po ndiqet me kujdes nga ishi i Lazios dhe Interit natyrisht do ti duhet të rivalizojë me ekipe të njohura të Europës për 24 vjeçarin .
Gjithsesi italianët nuk i janë trembur asnjëherë sfidave dhe janë të gatshëm t’ia rrëmbejnë Borussia Monchengladbahut pavarësisht largimit ose jo të Lautaro Martinezit sepse përshtatja në disa pozicione të ofensivës e bën edhe më të preferuar profilin e Marcus Thuram.
Transferimi në Serinë A do ta rikthente mbrapa në kohë pasi babai i tij ka lënë gjurmë në të kaluarën me ekipe si Parma dhe Juventus dhe rezultatet e deritanishme me gjermanët sigurisht lënë vend për entuziazëm pavarësisht se kërkesa e llogarisë tek Interi është shumë e madhe , sidomos tani që ka mbi supe peshën e fitimit të Scudettos së 19-të në histori.



