
Pas Barcelonës , në orët e fundit edhe Newcastle United ka treguar interes për Marcelo Brozovic.
Dëshira për tu shëndërruar në një ekip elite, e ka bërë sheikun Yasir Al- Rumayyan të vërë në dispozicion potencialin e jashtëzakonshëm gjatë merkatos së verës.
Kroati konsiderohet një vlerë e shtuar në repartin e mesfushës nga Eddie Howe dhe sipas ‘ Daily Mail ‘, ‘’ Las Urracas ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro, shifër prej të cilës Barcelona është tërhequr.
Megjithatë, Joan Laporta asnjëherë nuk e ka devijuar vëmëndjen nga merkatoja dhe do të tentojë të bindë lojtarë si Lionel Messi, Ilkay Gundogan apo Inigo Martinez , të cilët prej një kohe të gjatë vijojnë të jenë pjesë e listës së ‘’ Los Cules ‘’.
Arritja e objektivit, deri në momentin që flasim , patjetër ka shkaktuar entuziazëm në ‘’ St James Park ‘’ dhe nëse do të rezultojë kështu , Newcastle United do të rikthehet përsëri në kupat e Europës , me shumë gjasa në Champions League.



