Chelsea ka marrë fitoren e parë në Champions League në ndeshjen e dytë në grup duke mposhtur thellë me rezultatin 0-4 rusët e Krasnodar. Pas barazimit me Sevillia sot blutë e Londrës nuk janë përmbajtur duke realizuar me Hodoi, Werner, Ziyech dhe Pulisic.
Para se të zhbllokohej rezultati më herët Jorginho humbi një penallti.
Ndërkohë edhe Paris SG pas humbjes me Manchester United ka arritur të marrë fitoren e parë në grupet e Champions League. Skuadra parasiene fitoi pastër 0-2 kundër Basaksehir në Turqi, falë ‘dopietës’ së realizuar nga ish-sulmuesi i Juventusit Moise Kean.



