Kukësi prezanton trajnerin e ri, Dobi: Nuk erdha për mbijetesë, mund të jetë trampolinë

Kukësi prezanton trajnerin e ri, Dobi: Nuk erdha për mbijetesë, mund të jetë trampolinë

Kukësi ka prezantuar ditën e sotme, trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës i është besuar Enkeleid Dobi, i cili do të pasojë të larguarin Skënder Gega.

Dobi është prezantuar ditën e sotme dhe në fjalën e tij tha se nuk u bashkua me verilindorët për mbijetesë, ndërsa shtoi se kjo mund të jetë një trampolinë për të.

Dua të falënderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dhanë këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do mundohem të jap maksimumin për këtë rol e të jem në nivelin e duhur. Unë dua të luftoj për diçka, do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur. Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon, na duhet pak kohë të bëjmë grupin. Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas.

Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë çfarë është e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin direkt në 4 javët e para. Për sa pranova e kam një rivalitet dhe me veten time.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy