Eric Dier drejt Bayern Munchenit

Eric Dier drejt Bayern Munchenit

E ardhmja e Eric Dier tek Tottenham Hotspuri në kohët e fundit është vënë seriozisht në dyshim dhe Bayern Muncheni kërkon ti godasë përsëri kryeqytetasit ashtu siç bëri edhe me Harry Kanen. Sipas ‘ Daily Express ‘ , traineri Ange Postecoglou tanimë e ka dhënë dritën jeshile për largimin e mesfushorit nga ‘’ White Hart Lane ‘’ , kontrata e të cilit përfundon në 30 qershorin vijues. Merkatoja e dimrit do të jetë shumë e rëndësishme për anglezët për të përfituar nga shitja e 29 vjeçarit, i cili po kalon një eksperiencë të vështirë në Londër dhe deri më tani nuk ka mundur të aktivizohet në asnjë sfidë. Megjithatë, edhe kalimi i mundshëm në ‘’ Allianz Arena ‘’ parashikohet fillimi i një eksperience jo të lehte për arsye se tek rekordmenët e Bundesligës rivaliteti është shumë i ashpër dhe duhet të japësh maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje zyrtare për ta bindur trainerin Thomas Tuchel. Në vitet e fundit Eric Dier është konsideruar një element shumë i rëndësishëm tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ në këtë repart, i cili ka kontribuar mjaftueshëm edhe në prapavijë dhe në vijimësi do të ketë shansin për të provuar një tjetër kampionat tejet interesant në kontinentin e vjetër siç është ai gjerman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy