Inter mendon rinovimin me Inzaghin

Inter mendon rinovimin me Inzaghin

Pavarësisht se mbërriti para pak kohësh në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, pikërisht  në verën e kaluar, Interi ka dëshmuar se beson tek puna e Simone Inzaghit  dhe drejtuesit e italianëve kanë menduar rinovimin me italianin në javët vijuese.

45 vjeçari ka arritur ta njohë shumë shpejt skuadrën duke gjetur  skemat e duhura  në varësi të kundërshtarëve . Performanca e mrekullueshme në Serinë A me vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Milanit pas 16 javësh dhe ajo në Champions League , kompeticion në të cilin e kanë prerë biletën për më tej bashkë me Real Madridin është një arsye e fortë për qëndrimin e Simone Inzaghit në Milano.

’’ La Gazzetta dello Sport ‘’ ka raportuar se ndërmjet kampionëve të Italisë dhe ishi-t të Lazios kanë filluar bisedimet për zgjatjen e kontratës deri në 2025-sën sepse e shikojnë si idealin për të drejtuar një pankinë me shumë peshë si ajo e Interit.  

Pavarësisht fillimit që gjithmonë është shumë i vështirë , Simone Inzaghi ka ditur  të menaxhojë presionin tek Interi dhe ti vërë pikat mbi i duke e shëndërruar në një kandidat potencial për të përsëritur  suksesin e vitit të kaluar.

Idetë drejt progresit dhe uria per sukses e kanë lënë paksa mënjanë situatën e ndërlikuar  të Interit në aspektin ekonomik sepse me Simone Inzaghin ka fituar besimin që i duhet për të luftuar  deri në fundin e sezonit .

Mbetet për tu parë se si do të shkojnë gjërat në javët e ardhshme dhe nëse do të jetë në gjendje ky trainer të futet në historinë e më të mirëve të këtij klubi edhe pse konkurrenca në Itali dhe Europë parashikohet tepër e ashpër .

Hapi i bërë nga Interi konsiderohet shumë i drejtë dhe plotësisht i merituar nga traineri i lindur në Piacenza i cili ka bërë mirë në një skuadër ku presioni dhe kërkesa e llogarisë është shumë e madhe .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy