
Duke filluar nga ora 20:00, Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” boshnjakët e Zrinjski, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë në Conference League.
Pas eliminimit në turin e parë në Champions League nga Dudelange, kampionët e Shqipërisë, do të vazhdojnë rrugëtimin në Europë në Conference League. Për Tiranën, fitorja ditën e sotme është detyrim, duke ditur se një javë më vonë luan në transfertë.
Siç edhe pritej, trajneri Shehi ka bërë ndryshime në formacion, në krahasim me dy ndeshjet e fundit, duke ulur në stol Totren dhe Devid, për t’i bërë vend, Qefalia dhe Hasanit.
Formacioni zyrtar i Tiranës (4-3-3): Bekaj; Najdovski, Ismajlgeci, Behiratche, Tosevski; Aleksi, Limaj, Qefaliaj; Hasani, Seferi, Xhixha.



