Interes në Arabinë Saudite për Aubameyang

Interes në Arabinë Saudite për Aubameyang

Në kohët e fundit Arabia Saudite është shëndërruar në një destinacion tundues për shumë lojtarë , të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos tek Al Nassr dhe Karim Benzemas tek Al- Ittihad, sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano  Al Ahli dhe Al Shabab i kanë trokitur në derë Pierre Emerick Aubameyangut.

Golashënuesi nga Gaboni së fundmi ka refuzuar  Los Angelesin në Major League Soccer, lojtar i cili është parë në hije në sezonin e lënë pas por sipas një deklarate në kohët e fundit, synimi i tij është vijimi në Europë.

Megjithatë, s’duhet harruar se ekipet e Arabisë Saudite shquhen për oferta tejet marramendëse, të cilat mund ta bindin ishi-n e Borussia Dortmundit për të rivalizuar me pesë here fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’ në një ligë e cila nuk shquhet për cilësinë , por në aspektin ekonomik vijon të spikasë.

33 vjeçari e finalizoi sezonin me Chelsean, gjatë të cilit arriti të shënonte 3 gola në 21 sfida, statistika këto për tu harruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy