Paris St Germain deklaron largimet

Paris St Germain deklaron largimet

Eleminimi i Paris St Germain nga Champions League sigurisht është pasuar me dyshimet mbi qëndrimin e disa lojtarëve.

Fatkeqësisht Luis Enrique në sezonin e parë tek ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk ka mundur ti dërgojë përsëri në finale, pavarësisht një ekipi tejet cilësor, me Kylian Mbappen si protagonist.

Në listë përfshihen tashmë Fabian Ruiz dhe Gonçalo Ramos, pa harruar as ish kampionin e botës me Francën në 2018-tën, i cili me shumë gjasa do ti bashkohet Real Madridit.

Gjithsesi kuq e blutë mund të ngushëllohen me fitimin e Superkupës së Francës, Ligue 1, skuadër që do të zhvillojë edhe finalen e Kupës kundër Lyonit në 25 maj.

Tek Paris St Germain priten shumë ndryshime gjatë verës, ekip i cili do ta tentojë përsëri fitimin e kompeticionit më të rëndësishem europian për klube, i privilegjuar njëkohësisht për arsye se drejtohet nga i ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’, trainer që e fitoi me Barcelonën në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy