Fabian Ruiz, prioritet për Arsenalin

Fabian Ruiz, prioritet për Arsenalin

 Katër sezonet në ‘’ Parque de Prince ‘’ përfshirë aktualin i kanë dhënë mundësinë Fabian Ruizit të jetë një ndër më të mirët në qarkullim. 

Mesfushori ka ditur të shfrytëzojë besimin e dhënë nga Luis Enrique, i cili sigurisht është marrë gjithmonë në konsideratë edhe nga traineri i Spanjës Luis de la Fuente. 

Arsenali i Mikel Artetas ka nisur ofensivën për ishi-n e Real Betisit i cili mund ti bashkohet bashkombasve Mikel Merino dhe Martin Zubimendi, shumë të rëndësishëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’. 

Ndërkohë, tek ‘’ Les Pariziens ‘’ po punohet për t’ia rinovuar kontratën 29 vjeçarit deri në 2029-tën duke qenë se aktualja i përfundon në 2027-tën.

 Vlera e kartonit në merkato i arrin 50 milionë eurot dhe për ‘’ Topchinjtë ‘’ një transferim në ‘’ Emirates ‘’ do të rezultonte një goditje e qëlluar në merkaton vijuese. 

Fabian Ruiz ka treguar gjithmonë se i jep një avantazh të dukshëm funksionimit të mesfushës, e cila për hir të së vërtetës si në nivel ekipesh ashtu edhe tek Spanja ka patur ecurinë e duhur. 

Negociatat tanimë janë drejt nisjes duke qenë se flitet për një komponent tejet cilësor, ishi i Napolit në Serinë A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy