Pogba dëshiron Realin

Pogba dëshiron Realin

Kohët e fundit Paris St Germain i është afruar shumë Paul Pogbas por besohet se tentativa e kryeqytetave nuk do të ketë rezultatet e deshiruara sepse francezi preferon Real Madridin .

Francezët mund të ngelin me gisht në gojë në merkaton e ardhshme sepse ‘’ Galaktikët ‘’ duan ti rrëmbejnë edhe Kylian Mbappen , objektiv i hershëm i Florentino Perezit i cili nuk do të dorëhiqet deri sa ta transferojë kampionin në fuqi të botës në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Për Paul Pogban ky do të ishte një lajm  shumë i mirë sepse mund ta ketë më të lehtë për të veshur bluzën e Real Madridit , dëshirë që  sipas ‘ Daily Star ‘  ja ka shprehur drejtuesve të Manchester United .

Sido që të shkojnë ngjarjet , parashikohet se ‘’ The Red Devilsat ‘’ nuk do ta pengojnë edhe për shumë kohë largimin e 28 vjeçarit nga ‘’ Old Trafford ‘’ , fakt i konfirmuar me mosrinovimin e kontratës për një komponent që e ka demostruar se nuk ndihet komod në  ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

Firmosja me Paul Pogban sigurisht që mund të bindë edhe Kylian Mbappen për të veshur fanellën e ‘’ Los Merengues ‘’, nga i cili presidenti i spanjollëve asnjëherë s’ka hequr dorë dhe natyrisht është përballur gjithmonë me kundërshtimet e ‘’ Les Pariziens ‘’ sepse flitet për një lojtar si pak të tjerë .

Pavarësisht do të konsiderohej një ndër transferimet më pikante të merkatos së verës, madrilenët do të përfitonin shërbimet e ishi-t të Juventusit me parametër zero dhe do ti shtonin automatikisht shanset për të trifumfuar në një të ardhme të afërt.

 13 ndeshje dhe vetëm 7 asiste të shoqëruara nga një lojë e vakët s’kanë bërë gjë tjetër veçse i kanë shtuar bindjen Paul Pogbas për të menduar një të ardhme ndryshe në Spanjë , atje ku prej vitesh mbahet e hapur dera për ishin e Juventusit .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy