Bayerni nis sulmin për Harry Kane

Bayerni nis sulmin për Harry Kane

  Me largimin e Robert Lewandowskit tek Barcelona , sulmi i Bayern Munchenit nuk është më ai i njëjti .

Bavarezët kanë humbur shumë pasi golashënuesi e dëshmoi në çdo sezon se çfarë ishte i aftë të bënte por drejtuesit e tyre besojnë se me Harry Kanen gjërat do të ndryshojnë .

Anglezi konsiderohet zëvëndësuesi ideal i polakut dhe traineri Julian Nagelsmann e kërkon me ngulm ‘’ Uraganin ‘’.

Edhe pse Sadio Mane është një sulmues shumë cilësor, aktivizohet më i tërhequr dhe gjigandi i Bavarisë nuk do të dorëzohet deri sa të firmosë me yllin e ‘’ Spursave ‘’ .

 Londinezët janë në një moment shumë të mirë pasi Antonio Conte e ka rikthyer shpresën në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe pikërisht realizoi objektivin e 29 vjeçarit me pjesëmarrjen në Uefa Champions League.

 Sipas ‘ Sky Sport ‘ kontaktet e para kanë nisur tashmë por duke marrë parasysh objektivin e Harry Kane , Tottenham Hotsuri vijon i favorizuar në këtë histori pavarësisht këmbnguljes së Bayern Munchen.

Duhet theksuar se në merkaton verore ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ refuzuan Manchester City-n dhe nëse i referohemi aktualitetit kuptohet qartë se gjermanët do ta kenë shumë të vështirë për ti bindur anglezët pasi sigurisht traineri nga Lecce pritet të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë histori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy