Berisha: Ndeshje e rëndësishme me Italinë, kemi mësuar nga gabimet

Berisha: Ndeshje e rëndësishme me Italinë, kemi mësuar nga gabimet

Kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, ka folur në konferencë për shtyp, një ditë para miqësores me Italinë.

Portieri e konsideroi një ndeshje shumë të rëndësishme atë të nesërmen, ndërsa shtoi se skuadra ka mësuar nga gabimet e së kaluarës.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për ne, sidomos pas ndeshjeve jo të mira që bëmë në Nations League. Na jepet mundësia që të tregojmë vlerat tona.

Me siguri duke i njohur kundërshtarët, do mundohemi të bëjmë një ndeshje shumë ët mirë dhe të fortë. I kemi kualitetet e duhura për këtë. Shpresoj të paraqitemi mirë. Atmosfera është e mirë. Kemi mentalitet ballkanik, ndoshta na dëmton kjo. Kur kemi ekipe që janë poshtë nesh, diçka tolerojmë dhe humbim në lojë. Kur kemi ekipe të forta, nuk gabojmë. Kemi mësuar nga këto gabime. Këto ekipe të ndëshkojnë në çdo gabim. Duhet të jemi të përgatitur për të mos lënë pikë.

Nuk më frikëson asnjë, jo vetëm nga Italia, por respekt kam për të gjithë. Italia shquhet për lojë ekipore. Në Europian janë dalluar të gjithë. Ta përgatisim lojën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shpresojmë në një rezultat pozitiv.

Në sezonin e kaluar me Torinon, në ndeshjet e fundit kur kisha minuta, u mundova të jap maksimumin. Fundi i kampionatit ishte i kënaqshëm për mua. Prisja që edhe në të ardhmen të kisha më shumë hapësira, por nuk ndodhi ashtu. Unë do jap maksimumin dhe nëse nuk kam minuta, mund të ndryshoj skuadër, për të shikuar një vend tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy