Vllaznia largon mesfushorin, Kruja: Ndjej keqardhje, nuk ishte kjo dëshira ime

Vllaznia largon mesfushorin, Kruja: Ndjej keqardhje, nuk ishte kjo dëshira ime

Arsid Kruja është i larguari i radhës nga skuadra e Vllaznisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë mesfushori, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kruja shkruan se ndjen keqardhje për këtë vendim dhe dëshira e tij ishte të qëndronte, por klubi vendosi ndryshe. “Sot erdhi dita të shkëputem nga skuadra e qytetit tim, pavarësisht se nuk ishte dëshira dhe zgjedhja ime te largohem nga ekipi zemrës, por nga sot nuk do jem me pjesë e Vllaznisë. Ndjej keqardhje pasi kam kontribuar dhe sakrifikuar shumë duke luajtur në pozicione te ndryshme vetëm me qëllimin që të ndihmoj ekipin dhe të arrijmë objektivat. Gjithsesi, Vllaznia ka qenë, është dhe do mbetet në zemrën time përgjithmonë. Uroj qe sa më shpejt te arrijë objektivin kryesor që e kërkon çdo sportdashës shkodran, shpalljen kampion.”, shkruan Kruja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy