Arbër Basha është lojtari më i ri i Kukësit. Mesfushori njoftoi largimin nga Kastrioti, pas përfundimit të sezonit dhe tashmë ka nisur një aventurë të re.
Basha rikthehet kështu në vendlindjen e tij dhe ka firmosur me verilindorët një kontratë 3-vjeçare.
Në sezonin e fundit, 25-vjeçari u aktivizua në 33 ndeshje, ku arriti të shënojë edhe dy gola me Kastriotin.
Njoftimi i Kukësit:
Kukësi njofton se mesfushori kuksian Arbër Basha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Basha është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, teksa në të shkuarën ka luajtur me Kamzën në Superiore por edhe në kampionatin estonez me JK Trans Narva.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.



