
Largimi nga Athletic Bilbao i ka shërbyer trainerit Marcelino Garcia Toral për të reflektuar dhe në vazhdimësi do të luhet një sfidë shumë e ashpër për spanjollin në Primera Division.
Vaskët i besuan përsëri aftësive të Ernesto Valverdes duke e anashakaluar ishi-n e Valencias por Villareal dhe Sevilla mendojnë ndryshe dhe do të masin forcat gjatë merkatos.
‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ po has shumë vështirësi që nga largimi i Unay Emery-s tek Aston Villa dhe me Quique Setien janë larg asaj skuadrës së frikshme , e cila në të kaluarën fitoi Europa Leaguen .
Në katër ndeshjet e para ishi i Barcelonës regjistron një statistikë tejet negative , me tre humbje dhe një barazim dhe drejtuesit nga Castellon kanë vendosur ta largojnë nga ‘’ La Ceramica ‘’.
57 vjeçari nga Asturias e njeh shumë mirë Villarealin sepse kaloi një eksperiencë tre vjeçare në të kaluarën por andaluzët parashikohet se do të jenë një kockë e fortë gjatë kësaj sfide , sidomos duke marrë parasysh aktualitetin e vështirë , i cili i detyroi ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të ndërpresin marrëdhëniet me Julen Lopeteguin dhe të rikthejnë në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ argjentinasin Jorge Sampaoli.
Situata alarmuese, e reflektuar në renditjen në një pozicion i cili aktualisht i dërgon në Segunda Division është një arsye për të firmosur sa më shpejt me një trainer cilësor .
Marcelino Garcia Toral e drejtoi Sevillan në të kaluarën nga qershori i 2011-tës deri në shkurtin e 2012-tës dhe më pas u shkarkua nga detyra .
Sezoni aktual i Sevillas konsiderohet më i vështiri i viteve të fundit , skuadër e cila do të vijojë luftën në tre fronte: La Liga , Kupa e Mbretit dhe Europa League .



