Triumf në minutat e fundit ndaj Kukësit, Tirana nis shkëputjen në krye të renditjes

Triumf në minutat e fundit ndaj Kukësit, Tirana nis shkëputjen në krye të renditjes

Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti Kukësin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore.

Triumf me shumë vlera për bardheblutë që nisin shkëputjen dhe mbajnë vendin e parë me 50 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Partizanit, që u ndalën më herët në barazim nga Egnatia.

Sa i përket ndeshjes, Tirana kaloi në avantazh me Hilën në minutën e 42-të, ndërsa verilindorët barazuan shifrat në minutën e 51.

Duhet të vinte minuta e 89-të, që Tirana të shënonte edhe golin e fitores. Sulmuesi Hasani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin që vlen 3 pikët. Ndërkohë Kukësi mban vendin e 7-të me 35 pikë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy