Ten Hag afër Manchester United

Ten Hag afër Manchester United

 Kohët po ndryshojnë për Manchester United pas kalvareve të përjetuara me Ralf Rangninck në stol , trainer që krijoi një kaos për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ .

Situata konsiderohej e patolerueshme me gjermanin pasi përveç dështimeve vuri në rrezik edhe qëndrimin e lojtarëve më të rëndësishëm dhe ky fakt e mbushi kupën.

Reagimi i shpejtë i drejtuesve është rikompensuar dhe si duket Erik Ten Hag do të liderojë 20 herë kampionët e Premier Leagues që kanë nevojë për një ndryshim të menjëhershëm .

Falë kontributit tek Ajax Amsterdami , karriera e 52 vjeçarit filloi të ndryshojë  dhe sipas ‘ Sky Sports ‘ po e fiton garën me Mauricio Pochettinon.

Një kalim në ‘’ Old Trafford ‘’ do ta bënte Erik Ten Hag hollandezin e dytë pas Louis van  Gaal me objektivin e shëndërrimit të Manchester United në një superfuqi për të justifikuar kështu edhe investimin e fuqishëm ndër vite që deri më tani nuk ka dhënë asnjë rezultat.

 Champions League mbetet kompeticioni i preferuar i Manchester United por është distancuar me sukseset prej një kohe të gjatë tashmë .

Megjithatë mbi të ardhmen e kësaj skuadre , ishi i Leipzigut nuk është rezervuar aspak por e ka vënë theksin tek puna intensive në funksion të tituvje , ashtu siç kane bërë edhe rivalët e Manchester City-t dhe Liverpoolit në këto vite .

“ Manchester City dhe Liverpooli kanë patur një vazhdimësi në aspektin e objektivave. Si Pep Guardiolas ashtu edhe Jurgen Kloppit i është dashur kohë për të përshtatur idetë e tyre duke patur parasysh cilësitë e çdo lojtari dhe kanë arritur të formojnë një  ekip kompetitiv në çdo kompeticion “ , theksoi gjermani të cilit koha po i mbaron po do të largohet nga Manchester United me një eksperiencë të këtij niveli  në kurrikulumin e tij pavarësisht se nuk ka arritur rezultatet e parashikuara.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy