Ferrari dominon provat zyrtare ruse dhe niset i pari në Soçi

Ferrari dominon provat zyrtare ruse dhe niset i pari në Soçi

Ferrari rikthehet në pole position në Botërorin e Formula 1. Në pistën e Soçit në Rusi, Kokëkuqja italiane vendosi hegjemoninë e saj duke fituar kualifikueset e këtij Çmimi të Madh me të dy pilotët e saj, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2008 në Francë.

Sebastian Fetel ishte më i shpejti në këto prova zyrtare duke e përshkuar pistën ruse me 1 minutë 33 sekonda ë 194 të mijtat. 

Shumë pranë tij ishte piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërkohë që makinat Mercedes do të jenë në vijën e dytë të nisjes së garës. 

Tek skuadra gjermane ai që u shfaq më mirë në pistë ishte pikërisht Valteri Bottas i cili shënoi kohën e tretë më të mirë me 95 të mijtat më shumë se Fetel, ndërkohë që Luis Hamilton këtë radhë u mjaftua me vendin e katërt. 

Red Bull i pozicionoi pilotët e saj Riçardo e Verstapen respektivisht në vendin e 5 dhe të 7, ndërkohë që mes tyre ishte braziliani Masa me Uilliams. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy