
Pas largimeve në mbrojtje, te Teuta kanë nisur me përforcimet. Rustem Hoxha dhe Renato Arapi kanë lënë një boshllëk të madh në mbrojtjen e durrsakëve dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur zëvendësuesit.
Së fundmi te kampionët e Shqipërisë, është prezantuar një mbrojtës serb. Bëhet fjalë për Filip Ivanovic. Në 3 sezonet e fundit, 29-vjeçari ka qenë pjesë e Sabah në Azerbajxhan dhe tashmë ka vendosur të vazhdojë karrierën në Shqipëri, me shpresën se do të tregojë paraqitje të mira.
Njoftimi i Teutës:
Teuta, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Filip Ivanovic. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë.
I lindur më 13 shkurt 1992, Filip Ivanovic, në skuadrën e Teutës vjen pas eksperiencës me FK Radnik, FK Indjija dhe se fundmi ne Azerbajxhan me ekipin e Sabah, Filip Ivanovic, i gjatë 1.89 cm dhe pozicioni ideale në fushë e ka atë të qendërmbrojtësi.
Afrimi i Ish-kapitenit te Sabah FK në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mbrojtjen e skuadrës blu.



