Opsionet e Sergio Ramos për të ardhmen

Opsionet e Sergio Ramos për të ardhmen

 Finalizimi i kontratës me Paris St Germain , me shumë gjasa do të shënojë nisjen e një tjetër eksperience për Sergio Ramosin duke filluar nga sezoni vijues.

Andaluzi qëndroi për dy sezone në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe vitet e mbetura kërkon ti shijojë në një tjetër ekip.

Deri më tani ekzistojnë tre opsione për 37 vjeçarin, një ndër të cilat është edhe ekipi i zemrës Sevilla.

Drejtuesit e spanjollëve gjithmonë ja kanë lënë të hapur derën e ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ , pas shumë viteve të suksesshme , sidomos tek Real Madridi, skuadër më të cilën fitoi gjithçka.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ vinë pas fitimit të Europa Leagues për të shtatën herë në historinë e tyre dhe do të tentojnë që ta rikthejnë në shtëpi Sergio Ramosin.

Një tjetër opsion është edhe Arabia Saudite, konkretisht Al- Nassr.

Transferimi i Cristiano Ronaldos ka impulsuar drejtuesit për ta pasuruar ekipin me të tjerë yje dhe sigurisht avantazhi i tyre është se shquhen për oferta të bujshme, fakt i cili mund ta bindë ish kapitenin e Real Madridit për tu ribashkuar me ‘’ Cr7 ‘’.

Edhe Major League Soccer prej vitesh vijon të fitojë terren , sidomos për lojtarë që janë drejt varjes së këpucëve në gozhdë. Ky kampionat e ka shtuar cilësinë dhe Inter Miami i lideruar nga David Beckham konsideron se eksperienca e Sergio Ramosit në prapavijë mund ti shërbejë amerikanëve në lidhje me të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy