Manchester United insiston për Luis Enriquen

Manchester United insiston për Luis Enriquen

Pjesëmarrja e Spanjës në Botërorin e Katarit e vështirëson tentativën e Manchester United për Luis Enriquen duke qenë se ky eveniment do të jetë përcaktues për të ardhmen e 51 vjeçarit tek ‘’ La Furia Roja ‘’.

Ish kampionët e botës dhe Europës u kualifikuan pa probleme dhe do të tregojnë potencialin në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik i cili do ti hapë dyert në muajin nëntor .

Nëse i referohemi ‘’ The Red Devilsave ‘’ , mbërritja e një traineri cilësor në ‘’ Old Trafford ‘’ konsiderohet shpëtimi i vetëm drejt një të ardhme të suksesshme  dhe sipas ‘ Daily Mail ‘ katalanasi është një kandidat potencial për të drejtuar 20 herë kampionët e Anglisë .

Eksperienca e Ralf Rangnick theksoi se provat me trainerë të dorës së dytë janë një humbje kohe dhe mund të shkaktojnë episode katastrofikë dhe mund të influencojnë edhe në vendimarrjen e lojtarëve me peshë. 

Megjithatë kandidatët po analizohen me shumë kujdes , ndër të cilët përfshihet edhe Mauricio Pochettino dhe Erik Ten Hag që kanë lënë gjurmë në vitet e fundit , sidomos në Champions League duke e dërguar respektivisht Ajaxin dhe Tottenham Hotspurin në fazën gjysëmfinaliste dhe finaliste të këtij turneu.

Dështimet e njëpasnjeshme të ishi-t të Leipzigut e kanë vulosur largimin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ dhe duhet parë se si do të veprojnë drejtuesit gjatë verës të cilët do të kenë një përgjegjësi të madhe sepse do të përcaktojnë të ardhmen e gjigandëve të Premier Leagues .

 

 

 

          

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy