Arsenali insiston per Moratan

Arsenali insiston per Moratan

Merkatoja verore do të shfrytëzohet në maksimum nga Arsenali , skuadër e cila prej shumë vitesh nuk po mund të avancojë drejt sukseseve .

Mikel Arteta i di shumë mirë nevojat e ‘’ The Gunnersave ‘’ dhe prioritet absolut mbetet përforcimi i ofensivës sepse që pas largimit të Pierre Emerick Aubameyang , problemet janë shtuar tek kryeqytetasit.  

Një ndër më të përfolurit në kohët e fundit është Alvaro Morata për të cilin do të ishte eksperienca e dytë në Londër pas asaj me Chelsean , lojtar që po performon me Juventusin por kartoni i tij i përket Atletico Madridit .

Momentalisht ‘’ Emirates ‘’ shikohet si rruga e vetme e shpëtimit për golashënuesin 29 vjeçar për të cilin sipas ‘ Calciomercatos ‘ , italianët kanë ofruar  15 milionë euro për të përfituar përfundimisht shërbimet e tij .

Kjo situatë i ka prodhuar shumë pakënaqësi drejtuesve të Atletico Madridit dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ po e tentojnë vazhdimisht Alvaro Moratan dhe ky interes i leverdis Arsenalit për arsye se mund ti përballojnë kërkesat e kampionëve në fuqi të La Ligas .

Vlerat e madrilenit janë të padiskutueshme sepse e ka treguar kudo ku ka vënë këmbën dhe 13 herë kampionët e Premier Leagues i kanë bërë ftesë për tu kthyer në Angli kundrejt një oferte prej 30 milionë eurosh , të cilën Atletico Madridi mund ta marrë në konsideratë.

Ky fakt e ndryshon rrjedhën e ngjarjeve dhe avantazhon Arsenalin për të zgjidhur problemet në metrat e fundit dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm me objektiv kryesor pjesëmarrjen në Champions League i cili deri më tani është arrirë .

 Rikthimi në kompeticionin më prestigjoz europian mund të qartësojë shumë dyshime, të cilin në fakt Arsenali asnjëherë nuk e ka patur problem por vitet e fundit fati nuk e ka ndihmuar këtë skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy