
Tijjani Reijnders është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Vetë klubi kuqezi, ka njoftuar këtë të mërkurë, firmën me mesfushorin holandez. 24-vjeçari vjen nga skuadra e AZ Alkmaar, në arkat e të cilëve do të paguhen 19 milionë euro, plus 4 milionë euro në formë bonusesh. Reijnders ka firmosur kontratë 5-vjeçare me Milanin dhe ka nisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Pioli. Holandezi bëhet afrimi i dytë në mesfushë për Milanin, pas Loftus Cheek.



