Arrihet marrëveshja me Monaco-n, Milani transferon mesfushorin Fofana

Arrihet marrëveshja me Monaco-n, Milani transferon mesfushorin Fofana

Youssouf Fofana do të jetë një lojtar i Milanit dhe nuk ka më dyshime për këtë. Klubi italian, ka arritur marrëveshjen me Monaco, për transferimin e mesfushorit.

Palët kanë rënë dakord për shumën e 25 milionë eurove, përfshirë këtu edhe bonuset.

Fofana kishte dhënë prej kohësh miratimin e tij për tu transferuar te Milani, madje refuzoi edhe disa klube angleze, që shfaqën interes për të.

Mesfushori francez do të firmosë kontratë 4-vjeçare me Milanin, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon, në bazë të paraqitjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy