
Nuno Espirito Santo, nuk është më trajner i Al Ittihad në Arabinë Saudite.
Ndonëse sezonin e kaluar fitoi titullin dhe në verë afroi lojtarë si Benzema, Kante dhe Fabinho, portugezi është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës arabe.
Forma e dobët në kampionat, ku renditen në vendin e gjashtë dhe humbja e fundit në Ligën e Kampioneve në Azi, ka sjellë divorcin mes palëve.
Në orët e ardhshme, pritet të zgjidhet trajneri i ri, që me shumë mundësi do të jetë një tjetër emër i njohur.



