Duke filluar nga ora 13:45, do të luhet supersfida mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 18-të në Abissnet Superiore.
Të dyja skuadrat futen në fushë vetëm me një qëllim, për të marrë fitoren. Pritet një sfidë e luftuar dhe e bukur, kjo për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy skuadrat.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, të dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Te Partizanit, Sherif Kallaku e nis nga stoli, ndërsa debuton braziliani Fernandinho. Surprizë te Laçi, është mungesa e Ignjatovic nga fillimi.
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI – Dajsinani; Turkaj, Roganoviç, Malota, Velkovski; Lushkja, Shehu, Qato; Mazrekaj, Guindo, Zarubica.
PARTIZANI – Hoxha; A. Marku, Bitri, Sota, Hadroj; Mala, Murataj; Fernandinho, H. Marku, Skuka; Cara.



