Behari: Partizani ishte inekzistent! Më shumë frikë kishim ne për Laçin sesa ata vetë

Behari: Partizani ishte inekzistent! Më shumë frikë kishim ne për Laçin sesa ata vetë

Ish-futbollisti Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Partizani ishte një skuadër inekzistente në fushë, në eliminimin nga gjeorgjianët e Saburtalo.

Në lidhje me kualifikimin e Laçit, Behari tha se te kurbinasit nuk ishin të shqetësuar pas ndeshjes së parë dhe shtoi se eksperienca e trajnerit Duro dhe drejtuesve, sollën kualifikimin.

Për Partizanin, ishin disa dilema që shtroheshin pas ndeshjes së parë. Nuk e dinim nëse do ta presë kundërshtarin për të ruajtur rezultatin e ndeshjes së parë, apo do të sulmonte për të thelluar rezultatin. Me atë që pamë në fushë, as nuk sulmuan as nuk qëndruan në mbrojtje. Partizani ishte një skuadër inekzistente në fushë.

Më shumë frikë kishin ne pas ndeshjes së parë, sesa Laçi dhe trajneri Duro. Në Shqipëri, Iskra prodhoi disa raste. Ndërsa në ndeshjen e kthimit, Laçi nuk kishte probleme. Eksperienca e Duros në pankinë dhe e drejtuesve, solli atë që ne ishim pak të frikësuar për ta. Mos të harrojmë, se kjo fitore e ndihmon Laçin të jenë të qetë. Ndihmon financat dhe pjesën tjetër. Laçi edhe ndërrimet i ka brenda grupit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy