Bushi: Reja ka ekipin më të mirë në histori të Shqipërisë, me Manajn e nisim 1-0

Bushi: Reja ka ekipin më të mirë në histori të Shqipërisë, me Manajn e nisim 1-0

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka dalë ditën e sotme para mediave, ku ka folur në lidhje me listën e lojtarëve, për ndeshjen me Republikën Çeke, e cila do të zhvillohet më 6 shtator dhe është e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në fjalët e tij, Bushi tha se trajneri Edoardo Reja, ka ekipin më të mirë në histori të Shqipërisë, për nga cilësia e lojtarëve dhe klubet ku ata aktivizohen.

“Jam shumë i kënaqur që ekipi Kombëtar A ka marrë një pjesë shumë të madhe lojtarësh nga skuadra U-21. Këta radhë janë katër lojtarë, Çepele, Muҫi, Mitaj dhe Broja. Trajneri Reja mendoj se ka ekipin më të mirë në historinë e Shqipërisë, për nga cilësia e lojtarëve dhe klubet ku aktivizohen dhe për këtë mendoj se Shqipëria do të bëjë shumë mirë në të ardhmen. Po të shikojmë ekipin e parë dalllojmë se janë 30% e lojtarëve që kanë kaluar nga U-21 këto 3-4 vitet e fundit. Kemi bërë një punë të mirë 10-15 vitet e fundit që po jep frytet e saj. Në lidhje me mungesat për këtë ndeshje duhet të them që na dëmtojnë shumë sepse unë e kisha programuar dhe stërvitjen e ndeshjen pak a shumë me lojtarë si Bullari, Tuci, Marvin Çuni. Dje u dëmtua Kristjan Asllani dhe Anxhelo Ndreçka, që janë në listë. Do të kemi shumë mungesa por lojtarët që do të vijnë, do të bëjnë mirë. Janë lojtarë cilësorë që ne i kemi patur në vëzhgim në vitet e kaluara. Do të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Çekisë dhe unë pres shumë nga këto lojtarë që janë në listë. Është një mundësi që i jepet dhe do duhet ta justifikojnë. Duhet të mos harrojmë që është ndeshje futbolli, e rëndësishme është që lojtarët të japin maksimumin, të zbresin me pasion dhe sakrificë në fushë e të vlerësojnë fanellën e Kombëtares.”

Për sa i përket kundërshtarit, Bushi tha se Çekinë e njeh pak, kjo edhe për shkak se ata ndryshuan trajnerin. Megjithatë më tej tha se Çekia është një ekip cilësor dhe është në rangun e Gjermanisë e Holandës për moshat.

“Për të thënë të vërtetën Çekinë e njohim pak. Me datëlindjen 1998 kanë qenë në Europian. Kam parë stilin e tyre të lojës por ajo mund të ndryshojë sepse ata përpara një muaji kanë emëruar trajner të U-21 trajnerin që kanë pasur me U-19. Kam parë lojërat e tij, luan një 4-4-1-1. Në këtë moment duke mos e njohur mirë është herët për të folur por ata në datë 2 kanë një ndeshje kundër Sllovenisë, të cilën ne do ta analizojmë mirë dhe mbi bazë të asaj ndeshjeje ne do të përgatisim ndeshjen taktikisht në ato 4 ditë. Çekia është një ekip cilësor, nuk ka nevojë për komente sepse është në rangun e Gjermanisë e Holandës për moshat, shumë i fortë, por, edhe ne jemi shumë të fortë. Kemi treguar se pavarësisht mungesave kemi marrë rezultate shumë të mira kohët e fundit. Kualifikueset i kemi nisur mbarë me një fitore në një fushë të vështirë si ajo e Andorrës ku kemi fituar 3-0. Kjo na jep besim që të vazhdojmë kështu edhe në Çeki.”

Në fund Alban Bushi, si ish sulmues i Kombëtares, është pyetur edhe për momentin e shkëlqyer që po kalojnë sulmuesit e Kombëtares nëpër Europë.

“E thashë edhe më lart, është ekipi më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, sidomos në repartin e sulmit. Ka shumë sulmues golash. Unë dikur kam thënë që Broja do të bëhet një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares, me Manajn fillon ndeshja 1-0, Cikalleshi e Balaj me eksperiencën e tyre. Ka shumë element cilësorë dhe është një luks për trajnerin sepse kemi një moshë të re, gjë e cila të bën të shpresosh edhe për të ardhmen. Dikur nuk kishte zgjedhje, tani ka 7 sulmues, ku duhet të përmend edhe Vrionin që nuk është grumbulluar dhe dje shënoi përsëri. Shqipëria është në rrugë të mirë.”, përfundoi trajneri i kuqezinjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy