Gola dhe spektakël, Arsenal triumfon ndaj Manchester United (VIDEO)

Gola dhe spektakël, Arsenal triumfon ndaj Manchester United (VIDEO)

Arsenali ka fituar supersfidën e javës së 34 në Premier League, pasi ka mposhtur Manchetser United me rezultatin 3-1.

Në “Emirates” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, me të dyja ekipet që ishin kërkuese deri në fund.

“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh me Tavares në minutën e tretë, ndërsa në minutën e 28-të ishte Nketiah që shënoi, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Katër minuta më vonë, Saka u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar rezultatin në 2-0. Megjithatë kjo do të zgjaste vetëm 2 minuta, pasi në të 34, Ronaldo ngushtoi shifrat në 2-1.

Pjesa e dytë nisi me United me kërkues dhe në minutën e 57-të, kishin mundësinë për të barazuar, por Bruno Fernandes gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 61, por përsëri ishte VAR që e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 70-të, Granit Xhaka, me një predhë nga jashtë zone, e ndal topin në fundin e rrjetës duke vulosur rezultatin në 3-1.

Me këtë fitore, Arsenal afrohet edhe më shumë më Champions League, teksa mbajnë vendin e katërt mme 60 pikë, ndërsa Manchester United mban vendin e 6-të me 54 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy