Sfida e kthimit në Conference League, Laçi ndryshon stadium

Sfida e kthimit në Conference League, Laçi ndryshon stadium

Më 15 korrik, Laçi luan ndeshjen e kthimit ndaj malazezëve të Podgoricës. Këta të fundit triumfuan në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, ku Mazrekaj humbi një penallti në minutat e fundit të takimit.

Tashmë kurbinasit do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit për t’u kualifikuar për në raundin e dytë të Conferece League.

Klubi bardhezi ka njoftuar ditën e sotme se ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe jo në stadiumin e Laçit.

Pritet një sfidë e luftuar, ku skuadra e Shpëtim Duros do të kërkojë të shënojë sa më shpejt për të tentuar më pas edhe përmbysjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy