Inter i shkel syrin Raspadorit

Inter i shkel syrin Raspadorit

Sukseset me Felipe Caicedon dhe Robin Gosens  nuk kanë mbetur me kaq por do të kërkojnë të shtohen edhe me transferimin e Giacomo Raspadorit . Simone Inzaghi i ka dhënë më shumë rëndësi këtij operacioni që e konsideron si prioritet absolut për merkaton e ardhshme .  

Për 21 vjeçarin do të tentohet gjatë  verës për ti vënë në dispozicion teknikut italian një element shumë cilësor në metrat e fundit  për mos të devijuar nga rruga e suksesit . 

Lojtari i Sassuolos vlerësohet si një ndër sulmuesit e të ardhmes dhe jo më kot është vënë edhe në radarët e Juventusit dhe Napolit që do të zhvillojnë një betejë të ashpër për yllin e ‘’ Neroverdëve ‘’.

Nëse i referohemi ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ mund të thuhet se  me blerjen e Dusan Vlahovic mund ti krijojnë një lloj avantazhi zikaltërve të cilët kanë mbi supe përgjegjësinë e mbrojtjes së titullit të 19-të në Scudettos dhe pse jo mos ta zgjerojnë protagonizmin edhe në Uefa Champions League , kompeticion që e njohin shumë mirë .

Duke ndjekur këtë llogjikë, Simone Inzaghin e presin sfida shumë të vështira në të cilat do të reflektojë cilësitë , në krye të një skuadre që do të mbahet mend gjatë pasi mposhti dominimin 9 vjeçar të Juventusit në Itali , nën drejtimin e një traineri me shumë peshë si Antonio Conte .

Esksperienca me ‘’ Trikolorët ‘’ evidenton se e ardhmja e Giacomo Raspadorit mund të ndryshojë shumë shpejt destinacion sepse është një golashënues që duhet patur në konsideratë, fakt që e ka konfirmuar me  7 gola dhe 4 asiste në  24 sfidat e sezonit .

Pavarësisht se është ende herët , interesi i Interit parashikohet se do të marrë vlerësimin e duhur sepse një transferim në  ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ mund të përkthehet në fitimin e trofeve dhe njëkohësisht pjesëmarrjen në  Champions League  , etapë e domosdoshme për çdo lojtar të niveleve të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy