
Mesfushori Alex Baena me kalimin e kohës është shëndërruar në një objektiv për shumë klube të elitës.
Lufta është përqëndruar në Premier League, aty ku Chelsea , Liverpooli , Manchester City dhe Arsenali po e ndjekin me vëmëndje 23 vjeçarin.
Falë Unay Emery-t , aktualisht nën drejtimin e Aston Villas, Alex Baena u shëndërrua në një lojtar shumë përcaktues dhe tanimë gëzon faktin e të qënit i pretenduar nga ekipet e lartpërmendura .
‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ ka reaguar menjëherë duke tentuar rinovimin me ishi-n e Gironas deri në 2025-sën , të shoqëruar me një rritje të vlerës së kartonit , aktualisht e vlerësuar me 35 milionë euro.
Pavarësisht ofertave të majme , skuadra nga Castellon kërkon medoemos qëndrimin e Alex Baenas për të mos prishur harmoninë e krijuar brenda grupit por gjithsesi besohet se këto pretendentë do të analizohen me detaje nga protagonisti i historisë , interesi i të cilëve reflekton progresin e talentit të Villarealit.



