
Drejt fundit të kontratës por me shumë dëshirë për ti dhënë akoma futbollit , Marcelo dhe Cavani janë përballë një destinacioni interesant .
Siç dihet Botërori i Katarit është një impuls për çdo lojtar të njohur për të dhënë maksimumin dhe në rastin konkret mund të jetë i fundit për brazilianin dhe uruguajanin.
Mbrojtësi i Real Madridit kërkon ta përfundojë karrierën në një klub ku i sigurohet aktivizimi dhe e njëjta gjë vlen edhe për ‘’ El Matador ‘’ emri i të cilit kohët e fundit është lidhur ngushtë me Barcelonën .
Presidenti i bardhezinjve John Textor synon ti falë entuziazëm 11-shes së ekipit të zemrës duke bashkuar dy elementë që do të konsideroheshin të privilegjuar drejt një ëndërre të përbashkët që lidhet me pjesëmarrjen në Kupën Libertadores sezonin vijues.
Pavarësisht se janë bërë shumë vite larg Amerikës së Jugut , eksperienca e fituar mund ti shërbejë Botafogos në veçanti dhe kontinentit në tërësi pasi kanë lënë shenjë në Europë.
Objektivin e tij John Textor e ka bazuar tek fitimi i titujve në një afat të shkurtër kohor dhe Marcelo me Cavanin konsiderohen një plus . Më tej ka shtuar :
“ Mund të bëjnë diferencën dhe do të tentojmë që ti bashkohen projektit tone. Jam i sigurtë se mund ti bindim “ , deklaroi John Textor në TF Channel.
Theksi do të vihet tek negociatat sepse parashikohen si operacione të ndërlikuara , por jo të pamundura .
Megjithatë ja vlen të evidentohet se sulmuesi ‘’ Charrua ‘’ mendon se i mbetet akoma për të dhënë në djepin e futbollit , por nëse do të kthehej në Amerikën e Jugut sigurisht do të preferonte një ekip që militon në Kupën Libertadores, ndërsa Marcelo Vieira pretendohet edhe nga disa ekipe të tjera në Brazil dhe normalisht i krijojnë një rivalitet të ashpër bardhezinjve për të firmosur me ishi-n e Fluminenses .



