Bayern Munchen, nuk e harron Palhinhan

Bayern Munchen, nuk e harron Palhinhan

Tek Bayern Munchen po punohet me shumë përkushtim në lidhje me merkaton e verës.

Mesfusha do të jetë reparti i cili do të marrë vëmëndjen më të madhe, duke qenë se ulje-ngritjet ne sezonin aktual lënë hije dyshimi për më tej.

Joao Palhinha është një kandidat potencial për tu transferuar në të famshmin ‘’ Allianz Arena ‘’ por sipas ‘ Football Daily ‘, për bavarezët s’do të jetë aspak e lehtë për arsye se drejtuesit e Fulhamit pretendojnë 80 milionë euro.

Gjermanët nuk janë të gatshëm ta investojnë këtë shifër, të cilët e kanë ulur stekën deri në 50 milionë euro, për një ndër më të mirët e ekipit kryeyqtetas.

28 vjeçari nga Lisbona me kalimin e kohës i ka treguar vlerat në një ndër pesë kampionatet më të famshëm të Europës siç është Premier League, të cilin Thomas Tuchel e mirëpret në Mynih.

Sigurisht kur flitet për peshat e rënda, çdo ekip synon të dalë maksimalisht i fituar gjatë merkatos dhe duke iu referuar ecurisë së ngjarjeve, i mbetet në dorë rekordmenëve në fuqi të Bundesligës arritja e këtij objektivi.

Joao Palhinha ka gjetur në 3 raste rrugën e rrjetës, pa anashkaluar 1 asist në 30 sfidat e sezonit aktual, rendimenti i të cilit ka ardhur në rritje dhe pretendimi i Bayern Munchenit është një shans për të qenë pjesë e një ekipi elite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy