
Edhe pse drejt varjes së këpucëve në gozhdë, Angel Di Maria vijon të tregojë kualitetin në rradhët e Benfikës.
Eshtë etapa e dytë në ‘’ Estadio da Luz ‘’ për sulmuesin nga Rosario, ekipi me të cilin e filloi eksperiencën në kontinentin e vjetër.
37 vjeçari së fundmi ka marrë disa oferta, nga të cilat spikat ajo e Inter Miamit dhe mundësia për të luajtur përsëri krah Lionel Messit është shumë e madhe.
Drejtuesit e amerikanëve sigurisht e vlerësojnë Angel Di Marian për kontributin e dhënë si në nivel ekipesh ashtu edhe me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.
Për më tepër Major League Soccer vijon të ketë rritje dhe në vitet e fundit në këtë kampionat janë transferuar shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në Europë.
Momentalisht gjithçka është në kuadrin e spekullimeve por s’përjashtohet mundësia për të nisur një tjetër eksperiencë, në një kampionat i cili sigurisht mbetet hapa prapa në krahasim me ato të Europës.
Deri më tani Angel Di Maria ka rezultuar një referent tek ekipi i ‘’ Shqiponjave ‘’, me të cilin numëron 14 gola dhe 7 asiste në 29 sfida.



