Delialllisi: U ndëshkuam nga një episod ndaj Egnatias

Delialllisi: U ndëshkuam nga një episod ndaj Egnatias

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes së humbur me Egnatian.

Deliallisi deklaroi se u ndëshkuan nga një episod, ndërsa shtoi se ekipi i tij meritonte barazimin.
 

Ishte një ndeshje e ekuilibruar, gabuam vetëm 1 episod në 100 minuta. Kundërshtari me kualitetin e tillë të dënon. Pjesën e parë ishim në kontroll me Egnatian që nuk na rrezikoi fare. Më vjen keq për lojtarët pasi dhanë gjithçka dhe meritonim një pikë sot. Një mungesë përqëndrimi i dha 3 pikë kundërshtarit.

Nuk kemi një sulmues që tërheq ekipin dhe këto vështirësi do të kemi. Jo çdo ekip luan me këtë lloj personaliteti si Erzeni ndaj Egnatias. Kundërshtarët kanë kualitet të frikshëm, stol dhe dominon të gjithë kundërshtarët. Për ne çdo kundërshtar është i vështirë, edhe ata e kanë të vështirë me ne. Duhet vetëm të përmirësohemi për ndeshjen e radhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy