Vllaznia përballet me Teutën, Sedloski: Kualifikimin në Europë e kemi në dorën tonë

Vllaznia përballet me Teutën, Sedloski: Kualifikimin në Europë e kemi në dorën tonë

Trajneri i Vllaznisë, Goce Sedloski, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Teutës në kampionat.

Sedloski tha se skuadfra duhet të ketë përqendrimin e duhur, për të marrë fitoren, që në këtë moment është shumë e rëndësishme.

Sipas tij, Vllaznia e ka vetë në dorë, kualifikimin në Europë, atë që është edhe objektivi i klubit.

Çdo ndeshje e mbetur deri në fund është e rëndësishme dhe kjo ndaj Teutës është njëra prej këtyre 4 përballjeve. Duhet të jemi të përqendruar në maksimum për këtë ndeshje, sepse e dimë rëndësinë e madhe që ka ajo, por edhe të tjerat që vijnë më pas. Mund të them se çdo gjë sa i takon kualifikimit për në Europë, është vetëm në dorën tonë.

Kemi probleme në mbrojtje, por është detyra jone t’i zgjidhim këto gjëra. Nëse bëjmë mirë, sigurisht që mund t’ia dalim. Nuk kemi zgjedhje tjetër, vetëm t’i luajmë këto 90 minuta në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të marrim tri pikët.

Sfida mes Vllaznisë dhe Teutës, do të luhet këtë të mërkurë, në orën 15:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy