Milani, firmos me Pervis Estupinan

Milani, firmos me Pervis Estupinan

Në orët e fundit drejtuesit e Milanit kanë bërë një goditje cilësore në merkato.

Kuqezinjtë kanë përforcuar metrat e fundit me Pervis Estupinan, i cili ka lënë Brightonin për të nisur një tjetër eksperiencë në ‘’ San Siro ‘’. 

27 vjeçari ka firmosur deri në qershorin e 2030-tës dhe do të jetë pjesë e një ndër ekipeve më të suksesshëm në futboll në të kaluarën. 

Sipas disa mediave italiane, për amerikano-jugorin presidenca e ‘’ Djallit ‘’ ka shpenzuar rreth 20 milionë euro.

 Duhet kujtuar se Pervis Estupinan është formuar në akademitë e Liga de Quitos dhe filloi eksperiencën e parë në kontinentin e vjetër tek Granada. 

Përveç andaluzëve anësori ishte pjese edhe e Almerias, Mallorcas, Osasunas dhe Villarealit, me të cilin fitoi edhe Europa Leaguen. 

Sigurisht nuk kanë munguar edhe përfaqësimet me Ekuadorin, me të cilin numëron 48 ndeshje dhe ka gjetur katër herë rrugën e rrjetës. 

Pas La Ligas dhe Premier Leagues, Seria A bëhet kampionati i tretë ndër më prestigjozet e Europës për lojtarin nga Esmeraldas, eksperienca e të cilit me bardheblutë përmblidhet me 104 sfida dhe 5 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy